Filipçe: Në mënyrë intensive po i shqyrtojmë mundësitë për blerjen e vaksinës kineze

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në emisionin “10 Minuta” në TV21, tha se po shqyrtohet mundësia për blerjen e vaksinës kineze.

“Sipas paralajmërimit, vaksinat e para të Pfizer duhet të arrijnë në muajin shkurt dhe tani në mënyrë më intensive po i shqyrtojmë mundësitë për blerjen e vaksinës kineze. Pse? Jemi të vetëdijshëm, kompania Pfizer është kompania e parë që i fitoi dokumentet e para nga trupat rregullatorë, por megjithatë nuk mund të arrijë të dorëzojë sasitë e kërkuara në gjithë vendet e botës”, tha Venko Filipçe në emisionin “10 Minuta” në TV21.