Kufizim i orarit të punës së lokaleve, kufizim i numrit të njerëzve që ulen në një masë, kufizim i transportit publik, por edhe mbajtja obligative e maskave në ambient të hapur janë masat që po shqyrtohen për parandalim të përhapjes së pandemisë Covid 19, njoftoi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Masat paralajmërohen për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të infektuarëve por edhe të viktimave në Maqedoninë e veriut, transmeton gazeta Lajm.
Ministri Filipçe paralajmëroi se një nga masat që po shqyrtohet është edhe mbajtja e maskave në ambient të hapur edhe nga persona që janë duke lëvizur vetëm, pa shoqërim të personi tjetër.
Sipas ministrit të shëndetësisë, ahengjet familjare, dasmat që janë të ndaluara por edhe relaksimi i masaave te qytetarët në përgjithësi gjatë verës, janë shkaku kryesor për përkeqësimin e gjendjes.
“Do t’i rrisim masat dhe kontrollet dhe apeloj të kuptohet porosia që situata ëhstë shumë serioze. Sinqerisht shpresoj se nuk do të ketë nevojë për karantinë, e as për masat e reja restriktive. Por analizat tregojnë se masat nuk po respektohen”, theksoi Filipçe.
Ai njoftoi se do të shqyrtohen edhe shkaqet për rritjen e vdekshmërisë tek personat e moshës së re nga Koronavirusi. Tani për tani mbetet vendimi që nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë të zhvillojnë mësimin me prezencë fizike në shkolla.
Maqedoni Filipçe: Maska mund të bëhet obligative edhe në ambient të hapur edhe...