Filipçe: Masat restriktive gjatë festave kanë dhënë rezulat

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se masat e deritanishme restriktive kanë dhënë rezultat dhe si pasojë vijon lehtësimi i të njëjtave, transmeton Alsat. Filipçe tha se autoritetet po vazhdojnë të ndjekin situatën si në vend por edhe në rajon.

“Një kohë të gjatë kemi pasur masa restriktive. Në fillim kishim vetëm orën policore, që në një periudhë dha rezultate, kurba u stabilizua, u rrafshua dhe pas kësaj praktikisht kishte parabolë, dhe tash kemi kurbë që e emiton atë kurbë epidemiologjike që nga muaji nëntor, që do të thotë kur filluan të bien numrat, u vendosën masa shtesë me qëllim që të lirohen spitale dhe duke marrë parasysh se para nesh kemi pasur festa. Kjo ka dhënë rezultat dhe tani kemi numër më të ulët të personave të diagnostikuar dhe presioni për pranim të pacientëve në spitale është zvogëluar në të gjithë shtetin, kjo na jep të drejtën që të themi se kjo valë po shuhet”, tha ministri Filipçe.