Filipçe: Maqedonia ka siguruar ilaçet kundër Koronavirusit, edhe tre pacientë janë në gjendje të rëndë! (Video)

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus në vend. Sipas qyteteve: Shkup-15, Dibër -4, Kumanovë-2 dhe Ohër-1.
Më këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 sot deri në ora 12:00 ka arritur në 136, prej të cilëve një është shëruar ndërsa 2 kanë ndërruar jetë.

Te numri i përgjithshëm prin Shkup me 81 persona të infektuar, prej të cilëve një është nga Bogdanci me qëndrim në Shkup, pastaj Dibra me 40 raste dhe një të vdekur, Kumanova me 3 të infektuar një të vdekur, e kështu me radhë, shkruan Gazeta Lajm.
Ministri Venko Filipçe njoftoi se edhe tre pacientë tjerë të infektuar me Korona janë në gjende të rëndë shëndetësore.

Filipçe deklaroi se Maqedonia ka siguruar kombinimin e nevojshëm të barnave që në bazë të shumicës së studimeve botërore po jep rezultate kundër Kornavirusit. Ai theksoi se tani po kryhen procedurat e nevojshme që ky kombinim të futet në përdorim, duke pasur parasysh se shumë vende tashmë e kanë futur atë në përdorim.
Në 24 orët e fundit pati 7 pacientë më pak në krahasim me 24 orët paraprake. Mirëpo ministri Filipçe thotë se kjo është inkurajuese, por Maqedonia megjithatë akoma gjendet në fazë të rritjes së numrit të pacientëve.
Ai theksoi se qytetarët nuk kanë nevojë ta blejnë pa nevojë ilaçin Sumamed sepse ka rezerva të mjaftueshme dhe prej tani do të jepet me recetë.