Filipçe-Llonçar: Koronavirusi nuk njeh kufij

Ministri i shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe gjatë vizitës së tij zyrtare në Beograd falënderoi qeverinë serbe për ndihmën që i ofroi vendit tonë në furnizimin me vaksina. Filipçe me këtë rast u shpreh se falë vaksinave që erdhën nga Serbia, Maqedonia ka filluar procesin e imunizimit.

Nga ana tjetër ministri serb i shëndetësisë, Zllatibor Llonçar tha se koronavirusi nuk njeh kufij dhe premtoi bashkëpunimin me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Vaksinimi, përshpejtimi dhënies së vaksinimit, forma e vetme për të parandalua përhapjen e virusit. Kur fqinjët dhe miqtë tanë të jenë mirë, mirë do jemi dhe ne”, deklaroi ministri serb i shëndetësisë, Zllatibor Llonçar./ALSAT