Filipçe: Lajm i rrejshëm “Sputnik-V” përmes ndërmjetësve

Tërësisht I përgënjeshtroj gënjeshtrat dhe dezinformatat e publikuara në disa media se RMV-ja, përmes një “ndërmjetësi” është furnizuar me vaksinën ruse SPUTNIK – V, prodhim I qendrës ruse “Gamaleja”. Bëhet fjalë për gënjeshtër të kulluar – ka shkruar në FB, Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Furnizimi me vaksinën ruse SPUTNIK –V, që nga fillimi zhvillohet në komunikim të drejtpërdrejtë me Fondin Investues rus në Moskë dhe nuk ka asnjë ndërmjetës gjatë komunkimit. 3.000 dozat e para të vaksinave arritën menjëherë prej se MSH-ja nënshkroi marrëveshjen për furnizim me 200.000 vaksina me prodhuesin e vaksinës SUTNIK-V. Lidhur me furnizimin me vaksina, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për SPUTNIK-V, Sinofarm, AstraZeneca, Pfizer ose mekanizmit Kovaks, vendi ynë paguan çmimin e vaksinës së ofruar nga prodhuesi, nuk ka provizione për asnjë furnizim të vaksinave kundër COVID-19. Lajmet e këtilla të rrejshme kanë për qëllim që ta cënojnë procesin e furnizimit me vaksina” – ka shkruar Filipçe në FB.

Ndryshe, servisi ballkanik I Al Xhaziras sot publikoi se Kompania “Medimpex” përmes Nikola Lakushiqit në Zvicër, do ta furnizojë RMV-në me vaksina SPUTNIK-V.

Sipas Al Xhazira Balkans, Lakushiqi, ka ofruar marrëveshje për përfaqësim, të dakorduar me fondin investues rus dhe për Al Xhaziran ka deklaruar se krahas RMV-së, ai gjithashtu ndërmjetëson për furnizimin e vaksinave për Algjerinë, B e H dhe Bullgarinë.

“U prononcova përmes kompanisë “Medimpex”, që mori pjesë në tenderin e tretë për furnizimin me vaksina dhe në mënyrë ligjore e të rregullt fitoi me ofertën më të mirë, me marrëveshje agjencie për 6 muaj, deri në Korrik të këtij viti – ka deklaruar Lakushiq.

Ai I ka konfirmuar kushtet e marrëveshjes, sipas të cilës, është pajtuar për pagesë sukcesive. Paratë do të merren pas arritjes së vaksinave. /KlanMacedonia