25 viktima nga virusi

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 2.730 testime për Covid-19, prej të cilëve 642 raste kanë rezultuar pozitive.

Në po të njëjtën periudhë, janë regjistruar 25 viktima dhe 524 të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, nga realizimi i 590.276 testimeve, pozitive kanë rezultuar 119.378. Prej tyre, 100.774 pacientë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, ndërkaq jetën e kanë humbur 3.473. Numri i rasteve aktive është 15.131./TV21