Filipçe: Kroacia ka sjell vendim edhe për 20 mijë vaksina të tjera

Ministri i shëndetësie Venko Filipçe pranoi 10 mijë doza të vaksinës nga Kroacia dhe njëherit njoftoi se qeveria kroate ka sjell vendim edhe për 20 mijë vaksina të tjera, të cilat do të jenë Astra zeneca ose Moderna. Këro komente Filipçe i bëri në një konferencë të përbashkët me ministrin e jashtëm kroat, Gordan Grliq Rodman.

“Donacioni i vaksinave nga ana e Kroacisë, kanë arritur veçmë 10 mijë vaksina Astra Zeneca nga Kroacia. Qeveria e Kroacisë këtyre ditëve ka sjell vendim edhe për 20 mijë vaksina, të cilat do të jenë Moderna ose Astra Zeneca. Biseduam për gjendjen epidemiologjike, ndamë përvojën dhe planet për periudhën e ardhshme. Kroacia u dëshmua si një menaxherë i mirë. Biseduam se çka mund të bëjmë dhe si mund të jetë gjendja në muajt e vjeshtës. Një falënderim të madh për ministrin që erdhi që të takohemi, falënderim për Qeverinë e Kroacisë dhe popullin kroat”, tha Filipçe.

Nga ana tjetër edhe ministri i jashtëm kroat konfirmoi vendimin e qeverisë kroate, për vendimin e 20 mijë vaksinave. Sipas tij kjo do të jetë mënyra më e mirë për të luftuar pandeminë.