Filipçe: Kemi plan për vaksinimin e regjistruesve

Për personat që do të angazhohen në zbatimin e regjistrimit të popullsisë, kemi plan që të sigurohen vaksina me prioritet. Listën për ta duhet ta bëj Enti Shtetëror i Statistikave dhe ta dorëzoj deri tek Ministria e Shëndetësisë.
“Hartuam plan që regjistruesit të hyjnë në grupet me prioritet. Enti Shtetëror i Statistikave mori për obligim që të dërgoj listën e regjistruesve të cilët dëshirojnë të vaksinohen, dhe atë listë e presim gjatë ditës”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë./ALSAT