Filipçe: 4 raste të reja me virusin korona

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se në vend ka edhe 4 raste të reja me virusin korona. Numri i të prekurve në Maqedoninë e Veriut shkon në 13. Filipçe njoftoi se qeveria do të shpall gjendje krize në Dibër dhe Qendër të Zhupës.

“Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi që të shpallet gjendje krize në Dibër dhe Qendër të Zhupës. Sot Pacientët janë stabile përveç pacientes së parë nga Dibra, e cila mund të vendoset në aparate të frymëmarrjes. Sot kanë arrdhur rezultate nga Dibra për 10 pacientë, ndërsa 4 kanë rezultuar pozitiv”, tha Ministri i Shëndetësisë,Venko Filipçe.

Filipçe njoftoi se gjatë ditës së sotme një udhëtar ka arritur nga Gjermania, shtetas i Maqedonisë me simptoma dhe i njëjti po testohet.
Sipas Ministrit të shëndetësisë, katër të infektuarit e fundit janë të moshës 56-57 vjeçare.