Fiku dritat e shtëpisë, Egla Ceno flet si fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania

Egla Ceno është fituesja e padiskutueshme e Big Brother VIP Albania 3.

Ajo ishte e fundit që la shtëpinë, duke bërë atë që bëjnë çdo herë fituesit e këtij formati – fikjen e dritave.

Rrugëtimi i gjatë i saj mbaroi duke dalë triumfuese, pasi i bëri ballë çdo sfide e çdo debati me secilin banor të shtëpisë.

Ledioni: Ke qenë vërtet e jashtëzakonshme. Mua nuk më besohet që herën e parë Big Brother VIP e prezanton një zotëri, e fiton një zonjë, me sa duhet universi punon në mënyra të mistershme. Jam i bindur që ky është një mesazh i mirë, në një vit të vështirë, ku gratë gratë vazhdojnë dita-ditës të vriten atje jashtë. Është një vit i cili tregon që “po gratë mund të jetë ashtu, por, mund të jenë edhe kështu” dhe në një shoqëri që vazhdon të ketë njolla të patriarkatit dhe maskilizmit, ca mesazhe të tilla mund të bëjnë kuptim.

Egla: “Unë ju falënderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, nga një institucion kaq i rëndësishëm që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve që përmende.

Më tutje Egla thotë: ‘Dhe më lejo Ledion të të tregoj pak kurrizin’, duke treguar mbishkrimin në bluzën e saj i cili thoshte ‘E vogël, e brishtë dhe e pafajshme’.