Fifi vendosë të rri vetëm, i shkruan letër vetes

Pas alivanosjes së mbrëmshme Fifi po mundohet të tejkalojë situatën dhe po merret me veten pak më shumë, shkruan lajmi.net.

Ajo ka vendosur të rri vetëm për një momentë dhe t’i shkruajë një letër vetes.

Letrën e ka filluar me fjalin ‘E dashur Fifi’, dhe më pas i ka dhënë vetes shumë pikëpyetje që po e mundojnë. Si duket këngëtarja dhe banorja është duket e përjetuar rëndë izolimin brenda shtëpisë pasi shumë herë gjendja e saj po keqësohet.

Fifi është e nominuar këtë javë dhe duhet të presim të premten për të pare nëse do të jetë ajo që lë shtëpinë apo dy të nominuarat e tjera Einxhel dhe Semi.