Fifi të mërkurën sjell një tjetër këngë në kuadër të albumit të saj të ri “Vëmendje”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, tanimë ka publikuar disa këngë nga albumi i saj i ri “Vëmendje”.

Në një postim të shpërndarë së fundmi në Instagram, ajo bën paralajmërimin e një tjetër projekti.

Bëhet fjalë për prurjen e radhës të artistes shqiptare “Presje”, e cila do të lansohet ditën e nesërme (e mërkurë).

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

 

“01:02.23 ‘Presje’ ora 17:00”, ka shkruar ajo.

Të shumta qenë reagimet e fansave, të cilët mezi po presin edhe për këtë këngë të re të Fifit.

Foto: Screenshot/YouTube

“Vëmendje”, “Refuzuar”, “Dehur” me Markel Gogën, “Kujna ja ke lon”, “Trauma” dhe “Bjeri” me Blastën – janë disa nga projektet që këngëtarja publikoi në kuadër të këtij albumi.

Secili nga këto projekte vlen të ceket se ka mbledhur miliona klikime në platformën YouTube.