Fifi sjell këngën e re “Budalla”

Filloreta Raçi – Fifi ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj solli këngën e radhës të titulluar “Budalla”.

Ky projekt është kompletuar edhe nga ana vizuale me paraqitje të mahnitshme të artistes.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vetë këngëtarja me ‘beat’ dhe producim nga Alandy.

Për videon është përkujdesur produksioni i njohur nga Shqipëria, Max Production.

Foto: Screenshot/YouTube

Fifi ka nisur tashmë punën për albumin e saj të ri, ku edhe do të ketë disa bashkëpunime.

Ajo shquhet për zërin dhe për këngët e ndjera që sjellë, të cilat pëlqehen mjaft shumë nga publiku.