Fifi publikon një tjetër video me momente intime me të dashurin e saj

Ka disa javë që këngëtarja dhe ish banorja e BBV ka zyrtarizuar lidhjen, shkruan lajmi.net.

 

Në një nga koncertet e saj disa netë më parë, Fifi ka konfirmuar me një video duke u puthur lidhjen e saj me Adis Patushin.

Ndërkohë edhe mbrëmë teksa mbante koncert në Tiranë, nuk mungoi një video tjetër e dyshes.

Ata po shijonin bashkë atmosferën ku nuk munguan edhe momentet intime të çiftit.

Kujtojmë se menjëherë pas zyrtarizimit të lidhjes, Fifi ka postuar imazhe të ndryshme me të dashurin edhe në profilin e saj në instagram./Lajmi.net/