“Unë çdo muaj shkoi tek psikologu”, Mozzik rrëfen nga se ka vuajtuar për pesë vite

Reperi shqiptar ishte i ftuar në emisionin “Oxygen” tek Besim Dina, ku hapjen e edicionit e bëri Mozzik duke folur direkt për një temë mjaft të ndjeshme, shkruan lajmi.net.

Mozzik ka treguar se ka vuajtur prej ankthit për 5 vite radhazi por tani thotë se për momentin është mirë.

“Ecja, koha me familjen dhe shoqërinë” ai tha se kanë qenë ilaç i asaj kohe të vështirë.

Ndër të tjera Mozzik theksoi se janë shumë të rëndësishme edhe vizitat tek psikologu.

“Dikur si i ri, si një 20-22-vjecar deri në moshën 25 vjeç kam pasur ankth të theksuar, është e hidhur që si 22 vjeçar me marr qetësues për të fjetur në gjumë, me mjek dhe përkrahjen e familje i ka kaluar këto sfida, ankthi është pjesë e jetës, dhe një këshillë për rata që vuajnë nga ankthi nuk janë vetëm barërat dhe mjeku për tu shëruar, por këshillat e familjes dhe koha e kaluar me ta është mënyra më e mirë për ta kaluar”, ka thënë reperi.

“Unë çdo muaj shkoi tek psikologu, këtë e kam mësuar në Zvicër, kur ki probleme emocionale është psikologu për këtë”, u shpreh reperi nga Ferizaji.