Fifi njofton se kënga e fundit nga albumi i ri “Vëmendje” i kushtohet partnerit të saj, Adis Patushit

Filloreta Raçi – Fifi ka njoftuar fansat për këngën e fundit në kuadër të albumit të saj të ri të titulluar “Vëmendje”.

Ajo tregon se e fundit do të lansohet së shpejti dhe se është një dedikim për partnerin e saj, Adis Patushin.

Kështu ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë imazhe pranë të dashurit të veshur të dy në rozë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Kënga e fundit e albumit vjen së shpejti dhe për mua është dedikimi më i bukur i dashurisë”, thuhet në përshkrim.

“Adis Patushi të dua me krejt fuqinë e zemrës”, vazhdon më tej shkrimi.

 

Çifti duhet theksuar se janë bashkë prej shumë vitesh, përkundër që janë komentuar shpesh e kryqëzuar në rrjetet sociale.

Dyshja tani janë në pritje të një djali. /Telegrafi/