FIFA kërkon dialog dhe maturi nga skuadrat evropiane

Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA ka reaguar në lidhje me lajmet për krijimin e Superligës Evropiane. Gjiganti i futbollit botëror, ka deklaruar në uebfaqen zyrtare se qëllimi është përmirësimi i sportit të futbollit, dhe ka bërë thirrje për të gjitha palët që të mbajnë qetësinë duke zhvilluar dialog parimor. Më tej, FIFA deklaroi se qëndron fuqishëm në favor të solidaritetit në futboll dhe një modeli të barabartë i mundësive mund të ndihmojë zhvillimin e futbollit si një sport në përgjithësi, veçanërisht në nivelin global, sepse zhvillimi i futbollit global është misioni kryesor i FIFA-së.

Të gjitha ligat, federatat, konfederatat duhet të reflektojnë mbi këto parime, të solidaritetit, barabatësisë financiare.

“Organet drejtuese të futbollit duhet të përdorin të gjitha mjetet e ligjshme, sportive dhe diplomatike për të siguruar që kjo të mbetet e tillë. Përkundër këtyre parimeve, FIFA mund të shprehë vetëm mospajtimin e saj për një “ligë të mbyllur evropiane dhe të shkëputur” jashtë strukturave ndërkombëtare të futbollit dhe duke mos respektuar parimet e lartpërmendura. FIFA gjithmonë qëndron fuqishëm krahas unitetit në futbollin botëror dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira në diskutime, që të minimizohet gjuha urryese dhe degraduese duke mundësuar në një dialog të qetë, konstruktiv dhe të ekuilibruar për të mirën e lojës dhe në frymën e solidaritetit dhe lojës së ndershme. FIFA, natyrisht, do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të kontribuar në një mënyrë që të ketë harmonizim përpara në interesat e përgjithshëm të futbollit”, u tha në deklaratën e FIFA-së