FIFA dënon Senegalin për sjelljet e tifozëve në ndeshjen ndaj Egjiptit

Federata e Futbollit e Senegalit duhet t’i paguajë një gjobë shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA.

FIFA ka dënuar Senegalin për ndeshjen e ‘Play Off’ të Kupës së Botës ndaj Egjiptit, transmeton lajmi.net.

Krejt kjo pas sjelljeve të tifozëve, të cilët penguan me lazerë gjatë ekzekutimit të penalltive, por edhe ndodhi të tjera.

Senegali është dënuar me 175 mijë franga zvicerane.

Po ashtu, Senegali do të luajë ndeshjen e radhës me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve.