Fetai: Pres intensitet më të fuqishëm në luftën për drejtësi dhe kundër krimit

Ish prokurorja speciale Fatime Fetai, prej sot edhe zyrtarisht prokurore e lartë publike në Shkup, e vlerësoi si hap pozitiv në drejtim të rritjes së potencialit, e me këtë edhe të efikasitetit në luftës kundër korrupsionit dhe krimit, zgjedhjen e pesë prokurorëve publikë në Prokurorinë e Lartë Publike – Shkup dhe po aq prokurorë publikë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar (PTHPNKO).

Pas betimit të dhënë në Këshillin e prokurorëve publikë, prokurorja Fetai tha se po ashtu hap pozitiv është vendosja e elementeve fillestare të transparencës në procesin e zgjedhjes dhe avancimit të prokurorëve publikë në Prokurorinë e Lartë Publike – Shkup, ku ajo është zgjedhur së bashku me kolegët tjerë.

“Pres luftë për drejtësi. Lufta kundër krimit të vazhdojë me intensitet edhe më të madh, Megjithatë, tani nga një pozitë tjetër, më të lartë. Në pajtim me nevojat adekuate të prokurove publikë në shtet, pres dhe dëshiroj që sa më shpejtë të zgjedhen edhe kolegët tjerë nga ish PSP-ja, megjithatë edhe kolegë tjerë prokurorë nga prokuroritë tjera në shtet, të cilët me punën e tyre janë dëshmuar si profesinistë më të lartë”, deklaroi Fetai.

Betimi solemn i prokurorëve të sapozgjedhur publikë në Prokurorinë e lartë publik Shkup, Fatime Fetai, Naum Panovski, Sasho Rajçev, Burim Rrustemi dhe Snezhana Bundalevska-Georgieva, vijoi pasi javën e kaluar të njëjtit janë zgjedhur me shumicë votash në seancë të Këshillit të prokurorëve publikë.

Njëheri, deklarata solemne sot dhanë edhe prokurorët publikë. Lile Stefanova, Natasha Pop-Trajkova, Artan Ajro, Trajçe Pelivanov dhe Katerina Kolareviq, të cilit prej sot janë pjesë e ekipit të zgjeruar të PTHPNKO-së, të udhëhequr nga prokurorja publike, Vilma Ruskoska.