Fetai: Antikorrupsioni obligohet me ligj të verifikojë pronat e Grubit

Shkruan: Arben Fetai

Komisioni antikorrupsion obligohet me ligj që të nis procedurë për verifikimin e pronave të Artan Grubit.

Sado që Grubi po gënjen që vetura nuk është e vetja, deklarata e bashkëpartiakut Bujar Osmani është inkriminuese dhe e tregon të vërtetën. Se çka ka Artani, më së miri e din Bujari.

Pa paragjykuar për arsyet e dëmtimit të pronës, Grubi duhet të japë përgjigje në këto pyetje:

1. Si e ka financuar ai veturën Audi A6 5.0 TDI që kushton mbi 75.000 euro?

2. Pse nuk e ka raportuar atë në deklarimin e tij të pasurisë?

3. Pse e ka regjistruar veturën në emër të shokut?

4. Edhe sa prona tjera i ka fshehur duke i regjistruar në emër të shokëve e farefisit të gjërë?

Varësisht nga përgjigjet në këto pyetje, Grubi mund të obligohet me ligj të paguaj gjobë prej 70% të vlerës së pronave të padeklaruara dhe shteti obligohet të ngrisë aktakuzë penale ndaj tij. Komisioni antikorrupsion tash e ka rastin t’i dëshmojë Grubit se nuk janë joserioz dhe të pasuksesshëm siç i akuzoi ky i fundit muajin e kaluar.

Hajde Biljana Ivanovska, më gjallë!