Fetai: Ahmeti e lut çdo javë Taravarin për shpëtim!

Shkruan: Arben Fetai

Ku ka ikur ai Ali Ahmeti që bërtiste “le të bashkohen horrat kundër BDI-së!”? Ku është ai Grubi që iu shterrke zëri tu repovat “me Selë, me Taravari, s’mun i vini mbrapa Ali Ahmetit!”?
Sot, Ali Ahmeti dhe Grubi heshtin sepse janë në zorin më të madh që nga themelimi i BDI-së. Ali Ahmeti i sotit, një javë po një jo, shkon në Gostivar për ta lutur Taravarin për shpëtim, sepse e din se po u bashkuan “horrat”, karriera e tij mori fund dhe partia e tij shpartallohet nga lista e zezë amerikane dhe verdiktet për burgim dhe konfiskim të milionave të akumuluara për 20 vjet hajni.
Unë dua të besoj se Aleanca për Shqiptarët, veçanërisht aktivistët e saj të sinqertë që janë shumicë, e kanë kuptuar rëndësinë e momentit dhe se do të shohim përtej joshjeve të Ali Ahmetit dhe pushtetit të falur nga ai në këmbim të shpëtimit. Pushteti fitohet, ai nuk merret me veresi nga kundërshtari. Me një BDI të shpartalluar, partitë tjera do të kenë pushtet e pozita më shumë sesa kanë njerëz, ndërkohë që populli më në fund e fiton ndryshimin e shumëpritur. Tash me të vërtetë është koha!