Festivali muzikor që shfaq hijeshinë e kulturave të ndryshme

Më shumë se 20 ngjarje, duke përfshirë koncerte nga orkestra simfonike të njohura nga Kina, Vietnami, Indonezia, Tajlanda dhe vende të tjera të ASEAN-it, si dhe forume të nivelit të lartë, do të zhvillohen në një festival muzikor që nisi të mërkurën në Nanning, kryeqendra e Rajonit Autonom të Kinës Guangxi Zhuang, shkruan “Xinhua”.

Festivali i 13-të i Muzikës Kinë-ASEAN, i cili do të zgjasë deri më 11 nëntor, synon të nxjerrë në pah muzikën unike etnike dhe karakteristikat kulturore të Kinës dhe Azisë Juglindore, duke promovuar shkëmbimin kulturor midis Kinës, vendeve të ASEAN dhe pjesës tjetër të botës dhe duke nxitur mësimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Që nga fillimi i tij në vitin 2012, festivali i muzikës është rritur nga një ngjarje në shkallë të vogël me shfaqje dhe seminare në një nga platformat kryesore për krijimin e muzikës bashkëkohore kineze dhe prezantimin e veprave të reja muzikore, sipas Zha Danming, zyrtar në Universitetin e Arteve në Guangxi.

Deri më sot, festivali ka pasur 179 koncerte, duke shfaqur 1600 vepra muzikore nga kompozitorë vendas dhe ndërkombëtarë, së bashku me 32 forume. 2085 muzikantë nga afro 50 vende kanë marrë pjesë në festival, duke përfshirë 879 nga vendet e ASEAN-it.