Festë e dyfishtë në familjen e Ronaldos: Al Nassr i përgatiti një surprizë yllit të futbollit, djali i tij firmosi kontratën me klubin

Al Nassr ka uruar në mënyrë fantastike arritjen e madhe të superyllit portugez Cristiano Ronaldo.

Me dy gola ndaj Bosnje-Hercegovinës, portugezi arriti shifrën e 40 golave ​​në këtë vit kalendarik, e cila nuk u humb nga drejtuesit e klubit saudit.

Ata i kanë përgatitur një tortë me një postim fantastik në Instagram ku kanë shkruar se “po festojnë një tjetër rekord për më të mirin e të gjitha kohërave”.

 

Ndërkohë, djali i tij, Cristiano Ronaldo Junior, ka nënshkruar për Al Nassr U13, sipas gazetarit të famshëm sportiv Fabrizio Romano.

Është arritur një marrëveshje dhe djali i Cristianos së shpejti do të nisë stërvitjet me klubin nga Arabia Saudite.

 

Në klubin e ri ai do të veshë fanellën me numrin shtatë në shpinë. /Telegrafi/