Të enjten, sipas kohës lokale të Pekinit, aplikimi i Kinës për “Festa e Pranverës – Praktika Sociale e Kinezëve për Festimin e Vitin e Ri Tradicional” kaloi shqyrtimin në Sesionin e 19-të të Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, të mbajtur në Asuncion të Paraguajit, duke u pranuar në Listën e Trashëgimive Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO.
Deri tani, 44 projekte kineze janë pranuar në Listën e Trashëgimive Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s, duke zënë vendin e parë në botë.