Festa e Mesvjeshtës kremtohet me fenerë

Festa e Mesvjeshtës që është dita e 15-të e muajit të tetë sipas kalendarit bujqësor kinez, bie më 17 shtator sivjet. Është një kohë e bashkimit familjar dhe adhurimit të hënës. Hëna e plotë, një simbol i përsosmërisë dhe tërësisë, është tipar qendror i festës.

Gjatë pushimit treditor, banorët në mbarë Kinën po kremtojnë festën përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore, duke përfshirë festivale fenerësh, ngrënien e kekut të hënës, shikimin e hënës, shfaqje të operave tradicionale etj.