Festa e Ilindenit nën protokolle të veçanta për mbrojtje nga Covid-19

Më 2 gusht Maqedonia e Veriut feston Ditën e Republikës, Kryengritjen e Ilindenit. Festa e cila do të shënohet me ceremoni në të gjithë territorin, do të zhvillohet nën masa kujdesi si pasojë e pandemisë. Presidenti Stevo Pendarovski do të qëndrojë në Pelincë, vendi ku u mbajt seanca e Lëvizjes Anti-Fashiste, i njohur si Ilindeni i dytë.

Në vend të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi i cili nuk do të jetë prezent për arsye shëndetësore, në Krushevë të vendi i quajtur “Meçkin Kamen” do të qëndrojë nënkryetari Goran Misovski. Në Krushevë festa fillon nga sot me ngritjen e flamujve në shtiza.
Delegacioni Qeveritar i udhëhequr nga Kryeministri teknik, Oliver Spasovski do të qëndrojnë në Kalanë e Shkupit. Në shoqëri të tij do të jenë edhe zëvendëskryeministrat Bujar Osmani dhe Nina Angellovska.

Qeveria ka njoftuar se këtë vit nuk do të ketë program kulturor, si dhe transporti do të organizohet në përputhje me masat e rekomanduara kundër Kovid-19. Ceremoni do të zhvillohet edhe para përmendoreve të ASNOM-it, Nikolla Karevit etj. 117 vjetori i Ilinderin dhe 76 vjetroi i mbledhjes së parë të ASNOM-it do të shënohet me sloganin “Fitore për të gjithë”. Festa e Ilindenit për herë të dytë kremtohet me emrin e ri kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut./Alsat