Festa e Fitër Bajramit, plotë lumturi në familjen e Robin Krasniqit

Festa e Fitër Bajramit po festohet nga besimtarët mysliman anë e mbanë botës.

Boksieri i njohur, Robin Krasniqi, këtë festë e priti me një lumturi më të madhe teksa bashkë me gruan, Marigona kanë në krahë djalin e tyre.

Çifti shqiptarë u bënë prindër për herë të parë teksa ky Fitër Bajrami është i pari bashkë me djalin, Meyson, për familjen e tyre të bukur.

“Me fat festa e Fitër Bajramit! Shëndet, paqe e mirësi”, kishte shkruar modelja në imazhet e ëmbla të postuara në Instagram.