Fero ka paralajmëruar një album të ri muzikor, i cili përfshin disa projekte të reja.
Me anë të një videoje në Instagram, reperi ka zbuluar disa sekuenca të këngës së re, ndërsa thotë se asnjëri nuk është më i veçantë se ai.
“HEHE po vjen ne album e keni SELF LOYALTY 🔥🔥🔥🔥🔥🔥 Asnjo pi juve so ma i VEQANT”, ka shkruar Fero.
Kujtojmë se “Marijuana” titullohet projekti i fundit muzikor nga Fero, këngë që u prit mirë në publik.