Publikohen disa sekuenca të videoklipit të ri nga Dua Lipa

Dua Lipa më 31 janar publikon projektin e ri muzikor me titull “Physical”.

Ky projekt njëherësh është këngë që përfshihet në albumin e ri të Duas, i cili pritet të lansohet gjatë këtij viti.

Me anë të një videoje të shkurtër, këngëtarja ka zbuluar disa sekuenca të videoklipit të këngës së re “Physical”.

Dua Lipa së fundi ka marrë pjesë në eventin “Grammy Awards”, ku u shoqërua nga i dashuri i saj, Anwar Hadid.