Fero ‘sfidon’ Lil Wayne, premton t’ia thyejë këtë rekord

Fero vazhdon të sjell këngë të reja, të cilat po priten mirë nga fansat e tij.

Së fundi, ai habiti duke publikuar një lajm, ku thuhet se reperin Lil Wayne i kishte realizuar 52 këngë brenda natës.

Ai premton se do ta thyejë këtë shifër të Lil Wayne, duke realizuar 60 këngë për një natë.

“52? Unë do t’i bëjë 60 këngë për një natë. Dhe do ta bëjë një video e do ta hedh në kanalin tim në YouTube derisa do t’i incizoj 60 këngë për një natë”, shkroi Fero.

Për ndryshe, “Self Loyalty” titullohet albumi i parë i reperit, të cilin ka pak kohë që e publikoi, me 14 këngë dhe një bashkëpunim.