Në kohën kur të gjithë janë mbyllur në shtëpi, Ledri Vula ka një dhuratë për fansat

Reperi Ledri Vula tash e një kohë i është përkushtuar finalizimit të albumit të ri.

Ai kishte planifikuar që atë ta publikojë më 10 prill, por meqë jemi në një situatë ku secili duhet të mbyllet në shtëpi, ai vendosi që ta publikojë pas mesnatës.

Me shpresën që shumë shpejt të gjithë do t’i kthehen jetës normale, Ledri njoftoi për kohën e publikimit të këngës.

“⏰ 00:00

Ky album ka pas me dal me daten 10 prill. Kom vendos me publiku sonte.
Ne kohen kur krejt jemi te obligum te qendrojm ne shpi, te kujdesemi per veten dhe te afermit, albumi 10/10 , i cili ka qendru me mu shum kohe, menoj qe tash e tutje duhet te qendroj me ju.

Vjen koha qe na shum shpejt mu kthy ne jetet tona normale , vjen koha qe na me u pa e me u perqafu shume shpejt si gjith.
10/10 Out 00:00
@spotify @applemusic and all major platforms”, ka shkruar reperi.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur Ledri Vula në albumin me titull “10/10”.