Fero së shpejti lanson bashkëpunimin e radhës

Fero po vjen me një projekt surprizë.

Reperi Fero është goxha aktiv në rrjete sociale, në të cilat sjell vazhdimisht imazhe, me të cilat njofton për çdo të re në karrierën e tij.

Së fundi, në rrjet ka qarkulluar një fotografi e tij bashkë me Real 1, duke lënë të kuptohet se po bashkëpunon me Shaolin Gang.

Detaje rreth këngës ende nuk janë bërë të ditura, por pritet që kënga të publikohet shumë shpejt.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Fero është “Mahallë”, në duet me Stresin.