Fero publikon këngën e re

Fero dje në ora 23:59 ka lëshuar klipin e ri.

Fero që nga largimi prej ‘On Records’ ka qenë një nga artistët më aktiv në skenën muzikore, reperi orët e para të së premtes ka ndarë me fansat projektin e ri, shkruan lajmi.net.

Kënga e titulluar ‘Marijuana’ është punuar edhe me klip, një nga video-projektet më interesante të punuara nga artisti 22- vjeçar.

Kjo këngë vlerësohet lartë nga Fero i cili në intervistën me emisionin ‘Mirage’ kishte thënë se kjo këngë do jetë vetëm fillimi i disa këngëve dhe albumeve të tjera.