Fero publikon foto me armë zjarri në duar, pendohet dhe e fshin menjëherë

Fero është një prej reperëve më të përfolur, i cili shumë herë befason me veprimet në rrjete sociale.

Së fundi, ai publikoi një fotografi, në të cilën u shfaq me armë zjarri në duar, teksa shkruan edhe disa vargje.

“Hajt shpejt kallxom Kush o ka do Problem Ti pres vesht e keq, ti shti nCellofon ti japiiiiiiii. Vazhdone tekstin”, janë fjalët e reperit.

Ai u pendua dhe atë foto e largoi menjëherë nga llogaria e tij në Insagram.

Kujtojmë se “2Pac” mban titullin projekti i fundit muzikor, për të cilin tha se e titulloi ashtu për shkak se 2Pac ishte reperi i tij i preferuar.