Fero publikon albumin e tij të parë ‘Self Loyalty’

Reperi ka ndarë albumin e tij të parë në thuajse të gjitha platformat digjitale.

Ka më shumë se një vit që Fero po paralajmëronte publikimin e albumit të tij të parë si profesionist, por pas disa problemeve që kishte me labelin ‘On Records’ albumi nuk u finalizua, shkruan lajmi.net.

Por tani reperi nga Gjilani njoftoi të gjithë fansat se tani mund ta gjejnë ‘Self Loyalty’ në thuajse të gjitha platformat digjitale, përveç Youtubes.

Ai thotë se dashnia dhe përkrahja që publiku i kishin dhënë atij gjatë kësaj periudhe më në fund u kthye nga reperi me publikimin e këtij albumi.