Fero: Pa e dëgju 2Pac, nuk mund të flija më 1998

Fero është shumë aktiv në rrjete sociale, përmes së cilave i mban të informuar fansat për çdo të re rreth tij, shkruan lajmi.net.

Së fundi, artisti ka hapur arkviat e fotografive të fëmijërisë, teksa tregon se që i vogël e kishte pasion muzikën.

Ai në shumë fotografi shihet me kufje afër, ndërsa thotë se pa e dëgju reperin 2Pac nuk mund të flinte.

“Pa e ngu @2pac skom mujt me flejt 1998″, shkruan Fero.

Projekti i tij i fundit në kanalin YouTube mbetet “Për rrugë” në bashkëpunim me E7.

Artisti pritet që së shpejti ta lansojë albumin e ri “Goat”, teksa në disa platforma muzikore ka filluar t’i publikojë disa këngë të këtij albumi.