Fero akuzon se po e kopjojnë

Fero thotë se po ia vjedhin stilin.

Fero vazhdon të mbetet ndër emrat më të komentuar të estradës sonë, si për këngë ashtu edhe për jetën private.

Së fundi, reperi ka postuar një imazh në rrjete sociale, të realizuar disa vite më parë, saktësisht në vitin 2015.

Përmes asaj fotografie, ai thotë se po e kopjojnë në stil, teksa shkruan “Jo don babi mos mi vjedhni stilat”. Por, ai nuk ka preferuar të tregojë se kujt po ia dedikon këto fjalë.

Kujtojmë se Fero është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, ai së fundi ka udhëtuar në Gjermani.