Fernandes dëshiron trofe me Unitedin, jo gola personal

Bruno Fernandes thotë se fitimi i trofeve me Manchester Unitedin është prioritet për të dhe jo shënimi i golave, duke e bërë të qartë sezonin zhgënjyes të skuadrës së tij.

“Ka kaluar kohë e gjatë prej se kam shënuar. Nuk ka dyshim se jam i gëzuar, por këta numra nuk kanë rëndësi për mua. Dua të siguroj numra trofesh dhe jo të golave”, është shprehur Fernandes për Sky Sports.