Ferdinand: United nuk duhet ta lë Ronaldo të largohet edhe nëse ai i lutet

Rio Ferdinand ka folur në lidhje me largimin e mundshëm të Ronaldos nga Manchester United. Ferdinand i ka bërë thirrje ish-klubit të tij që të mos e lejojnë Cristiano Ronaldon të largohet.

Sipas tij, ylli portugez nuk duhet të largohet edhe nëse do t`i lutej drejtuesve ta lënë të lirë.

“Manchester Unitedi nuk duhet ta lë Cristiano Ronaldon të largohet, thjesht nuk mundet. Edhe nëse ai përgjërohet për t’u larguar. Nuk është veprimi i duhur, s’mendoj”, ka thënë ai.

Këtë merkato Ronaldo është i lidhur me një largim nga ‘Old Trafford’, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri në mbylljen e afatit kalimtar.