Ferati: Protestat kundër arsimit shqip në Çashkë kanë prapavijë politike, shqiptarët t’i thonë STOP

Drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Halit Ferati ka qenë mysafir në “10 minuta” në TV21.

Duke folur për protestat e djeshme në Çashkë, ku u pengua mësimi shqip, Ferati tha se këto zhvillimet kanë prapavijë politike dhe shqiptarët duhet t’u thonë STOP të njëjtave.

“Janë shenja që ne shqiptarët duhet të mendojmë në përgjithësi sepse kemi ardhur në një pikë, ku ekzistenca dhe forma dhe mënyra bazike për arsimin, të pengohet nga një grup i qytetarëve dhe partive politike, them politike sepse shumicën i njoh. Kemi ardhur në një pikë që kësaj dukurie ti themi STOP”, tha Ferati.