Fenomeni Luiz/ Emigranti shqiptar bën tatuazh portretin e tij në gjoks

Luiz Ejlli është banori i “Big Brother VIP Albania 2” që ka kapur të gjitha arritjet.

Falë tij “Big Brother Albania 2” është më i komentuari i momentit, shkruan lajmi.net.

Këngëtari ka arritur të rrëmbejë zemrat e miliona shqiptarëve, duke u mbështetur jashtëzakonisht shumë.

Ai mbështetje ka jo vetëm nga publiku por edhe nga shumë personazhe publike.

Së fundi, një emigrant shqiptar që jeton në New York ka bërë tatu portretin e Luizit në gjoks.

Duket qartë që emigranti ka simpati të jashtëzakonshme për banorin që ka bërë për vete një shqiptari të tërë./Lajmi.net/