Fenerbahce zëvendëson Muriqin me një tjetër sulmues nga Prizreni

Pasi shiti Vedat Muriqin te Lazio për një shifër prej afërsisht 20 milionë eurosh, Fenerbahce ka zgjedhur një tjetër futbollist me origjinë shqiptare për t’i besuar udhëheqjen e repartit të sulmit.
Kështu klubi turk ka arritur të transferojë sulmuesin Kemal Ademi nga zviceranët e Baselit, teksa marrëveshja mes palëve është arritur vetëm pak orë më parë dhe nuk janë publikuar ende detajet e saj.I lindur në Gjermani dhe me prindër nga Prizreni, Kemal Ademi është kërkuar edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës, por ka vendosur të luajë me fanellën e Zvicrës.Sulmuesi 24-vjeçar Kemal Ademi është rritur te të rinjtë e St. Gallenit dhe në sezonin e fundit ka luajtur 23 ndeshje me Baselin, gjatë të cilave ka shënuar edhe 10 gola.