Fenerbahce flet për transferimin e Ozil

Emre, i cili njihet për kohën e tij ku luajti futboll, tani mban postin e Drejtorit sportiv të klubit. 40 vjeçari ka cilësuar Mesut Ozil si një super-yll dhe se negociatat janë duke vazhduar me të, por se problemi më i madh mbetet paga e tij prej shtatë milionë euro në sezon, megjithatë Emre u tregua optimist se marrëveshja do të ndodhë, transmeton lajmi.net.

“Nëse bëhet ky transferim, do të jetë i pari. Unë e konsideroj atë si një lëvizje shumë pozitive si për komunitetin tonë ashtu edhe për presidentin tonë, por nuk mendoj se do të jetë e lehtë”, tha ai.

“Mesut është një super-yll, po flasim për një lojtar që kontribuon në gola në çdo ndeshje , pavarësisht nga skuadra për të cilën luan. Unë do të isha jashtëzakonisht i kënaqur nëse Fenerbahce mund të ketë një lojtar të tillë në skuadër”, shtoi turku.

“Ne patëm një takim me të dhe agjentin e tij. Është proces i ngadaltë, por Mesut është më afër se kurrë me Fenerbahce. Fakti që ëndrra e fëmijërisë së Mesut është akoma e gjallë dhe Fenerbahce ka një ëndërr të tillë e ka bërë këtë hap tregon se marrëveshja është e mundshme”, tha Berezoglu.

“Nëse Mesut mund të bëjë një marrëveshje me klubin e tij në kushtet që presim, kjo nuk do të jetë një barrë financiarisht për ne duke marrë parasysh kufuzimet këtë vit”, përfundoi Emre Berezoglu.