Fenerbahce e mori dënimin për largimin nga fusha ndaj Galatasarayt

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Turqisë vendosi dënimin për Fenerbahçen pasi u largua arbitrarisht nga fusha në finalen e Superkupës kundër Galatasaray.

Klubi nga Stambolli u gjobit me 115,466.80 euro, ndërsa ndeshja u regjistrua me rezultatin zyrtar 3-0 në favor të Galatasaray.

Gjithashtu, anëtari i Bordit, Ahmet Ketenc është suspenduar nga detyra për 2 muaj për shkak të largimit të skuadrës nga fusha dhe është dënuar me 15 mijë euro gjobë.

 

Në shenjë proteste, Fenerbahçe luajti me një skuadër juniore në finalen e Superkupës së Turqisë ndaj Galatasarayt dhe u larguan menjëherë nga fusha në minutën e 2-të.

Në këtë mënyrë ata shprehën pakënaqësinë e tyre për datën e ndeshjes, si dhe për vendimet e mëparshme të Federatës së Futbollit të Turqisë, të cilat sipas gjigantit turk ishin kundër tyre.

Fenerbahçe sot do të luajë ndeshjen çerekfinale të Ligës së Konferencës ndaj Olimpiacos.