Fëmijët t’i shikojmë si fëmijë sot, dhe jo si të rriturit e së nersërmes

Shkruan: Xheladin Murati

Fëmijët meritojnë më shumë kujdes dhe qasje serioze ndaj edukimit të tyre. Ato duhet
aftësuar të jenë të pavarur në vendosje të problemeve elementare. Gjatë procesit të edukimit nuk duhet tepruar kujdesi prindëror. Me rëndësi është të tregohet mirëkuptim ndaj tyre.

Pseduhet treguar mirëkuptim? Për shumë arsye, por mbi të gjitha për faktin se fëmijët:

– gjenden përballë kapriçove,
– dëshirës për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes,
– ndjenja e mërzisë dhe
– dëshira për pavarësi.

Shoqëria dhe institucionet duhet të ndërtojnë strategji për zhvillimin pa pengesa të fëmijëve.

Ata meritojnë lumturi, edukim, shëndet, jetë pa brenga, kujdes dhe mirëqenie. Fëmijët kanë nevoja të caktuara emocionale dhe sociale të cilat realizohen përmes dashurisë, edukimit, disiplinës, respektit dhe përkushtimit. Tani (në kohën e pandemisë) është koha kur duhet të tregojmë maksimalisht përkushtimin ndaj fëmijëve, të cilët realisht nuk shkojnë në shkollë, por “shkolla në shtëpi” apo mësimi në largësi, sado që ka pengesa duhet të realizohet duke i mbajtur fëmijët në gjendje mobile. Është koha për të zbuluar se çfarë duan fëmijët.

1.Premisat
1.Edukimi i fëmijës duhet të korespondon ose përshtatet me moshën e tij.
2.Përmbajtjet që ofron interneti nuk janë nuk janë në bazë të moshes.
3.Edukimi i fëmijës duhet të mbështetet në disipline dhe arsye.
4.Të kufizohet koha para ekranit të kompjuterit.
5.Prindi duhet të bëhet një balancë mes jetës reale dhe virtuale.
6.Teknologjia digjitale po i ndryshon fëmijët.
2.Qasjet dhe aspektet

2
Buzëqeshja e fëmijëve është buzëqeshje më e ëmbël se buron nga shpirti i çiltër dhe zemra
e pastër. Prandaj ata meritojnë mirësinë dhe dashurinë. Meritojnë arsimim dhe edukim cilësor.
Në fakt, për të gjithë prindërit fëmija i tij është i zgjuar, është bukurosh, i ëmbël, madje më i miri, më i afti, me shumë talent.

Rezultatet e mia sugjërojnë që fëmijët në vetvete nuk janë të këqij dhe nuk shkaktojnë
dëme, por që rrethanat jetësore e zhvillimore (ambienti mikro dhe makrosocial) është
kontribues në prishjen e sjelljes së tyre. Në këtë kontekst nuk duhet harruar, por theksuar me të madhe se teknologjia informative, interneti në kohët e fundit janë faktorët që më së shumti kontribuojnë në destabilizimin psikik, moral, social të tyre. Në fakt, kompjuteri ndikon keq në formimin e fëmijës, i bën të izoluar nga realiteti dhe të varur nga videolojërat.

Meqë fëmijët bëhen gjithnjë e më tepër pjesë e ambientit virtual, ndikimi I prindërve sa vjen e zvogëlohet, ato nuk tentojnë të hulumtojnë, të mësojnë. Prandaj duhet afëtuar fëmijët taa përdorin interentin për qëllime pozitive e të mësimit.

Në këtë kontekst mjafton të përmendi vetëm aferën me “Dhoma publike” e cila reflektoi në
shumë segmente të zhvillimit dhe të edukimit të fëmijëve. Kjo nxiti oscilime të mëdha morale,etike, shoqërore, edukative.

Fëmijët kanë nevojë për ndikim pozitiv në disa segmente me rëndësi si:

– shëndetin mendor,
– mbrojtjen e tyre ndaj përmbajtjeve të dëmshme në TV, shtypin e shkruar, mediat sociale,
– mbrojtjen e tyre nga dëmet fizike dhe psikologjike të cilat reklamohen nga mediat sociale,
– pengimin e përdorimit të shpesht të mediumeve sociale të pakontrolluara ku shfaqen
shqetësime më të mëdha psikologjike,
– kanë nevojë për inkurajim dhe ndërveprim social,
– të mendohet jeta e tyre duke vendosur stile të jetës së shëndetshme dhe zvogëlimin e
stresit, depresionit, ankthit,
– familja dhe shkolla të organizojnë jetën e tyre dhe t’i edukojnë për të qenë protagonist të
së nesërmes.
Dy bazat themelore që e formojnë sjelljen e fëmijëve janë:
– modeli i edukimit në familje (mikromjedisi social) dhe
– modeli që ofron shoqëria e gjerë (makromjedisi social).

3
Edukimi dhe modeli i edukimit të fëmijëve varet edhe nga grupmoshat e tyre. Vështirësitë
dallohen sipas moshës 3 -6, 7 -10 dhe 11- 16 vjet. Mbi bazë të këtyre grupmoshave ngrihen edhe programe edukimi.

Fëmijët mësojnë duke kopjuar dhe imituar të tjerët. Të edukohen ato të sjellen me të tjerët
me respekt, durim dhe dashamirësi.

Procesi i edukimit është shumë i rëndësishëm dhe ai përfshinë:

– si të bëhet zhvillimi psikosocial,
– zhvillimi në shkollë gjatë të mësuarit,
– marrëdhëniet sociale,
– sjellja ndaj problemeve me të cilat përballen,

Te fëmijët gjatë procesit të edukimit duhet të zhvillojmë ndjenjën e besimit dhe të
zbulojmë dëshirat dhe pasionet e tyre. Një thënir izraelite thotë: “Nëse i do fëmijët jepu shumë dajak, nëse nuk i do, jepu shumë për të ngrënë”.
Fëmijët e sodit janë më inteligjent, më të aftë në të gjitha pikëpamjet. Ato veçohen me disa karakteristika siç janë:

– Fëmijët janë kurioz, ai mendon, vëzhgon, dëgjon me vëmedje, dëshiron të zbuloj diçka;
– Fëmijët sot gjejnë zgjidhje të shpejta pa pasur nevoj për ndihmë nga të tjerët;
– Kanë dëshirë të rrinë dhe qëndrojnë me të rriturit, të shëtiin, të luajn me to;
– Fëmijët tregojnë gatishmëri të merren edhe me punë më të vështira.
– Kanë aftësi të imagjinojnë gjëra, sende, dukuri, të projektojnë, të mendojnë histori, ngjarje etj.

Në fakt, në zhvillimin e fëmijës motivimi i të rriturëve është më se i nevojshëm mbase ai ka
rolin e një kanalizuesi dhe drejtuesi të veprimit të tyre, në të mësuarit, në lojëra, në sjellje, në shoqërim, në shetitje e të ngjashme. Po, fëmijët duhet të mësohen të lëvizin, të shetisin, të udhëtojnë për disa arsye: largimi nga prindërit u mundëson aftësimin në disa drejtime, si krijon mundësi të “bëhen të rritur,” fiton pavarësi që të ec përpara pa ndihmën e tjetrit, nxit kurreshtjen për eksplorim, fiton njohuri, meson kultura të ndryshme. Largimi nga prindërit krijon tek fëmija fleksibilitet, përshtatshmëri, komunikim me të tjerët, zbulon gjëra, e stimulon mendjen, krijon miqësi të reja, socializohet e të ngjashme.

4
Funksioni më i madh i të rriturëve qëndron që te fëmijët të ndikojnë mos e humbin motivin
dhe e dyta të caktojnë dhe të lëvizin sipas qëllimeve apo objektivave afatshkurta dhe afatgjata.

Prandaj në procesin e edukimit dhe të formimit të fëmijëve me rëndësi janë dy gjëra:
Së pari, hapuni me fëmijët për të parë botën e tyre të brendshme, mendimet, pikëpamjet,
vlerat që kanë, qëllimet, objektivat e të ngjashme. Në këtë mënyrë i kuptoni ato më mirë.

Së dyti, komunikoni me fëmijët shpesh në mënyrë që ti kuptoni shpirtin e tyre, mënyrën se si mendojnë të zgjedhin problemet me të cilat përballen, të zgjidhni pengesat dhe barrierat me të cilat ata ndeshen në jetën fëmijërore.

Një detyrë madhore e fëmijëve është të aftësohen dhe të mësohen të shkruajnë ditar
personal. Ditari ka rëndësi sepse aty paraqiten planet, qëllimet, dëshirat, pastaj frikat, dilemat, sukseset e të ngjashme.

3.Përfundim
Ndjenja më e paprekshme, më madhështore është edukata. Edukata është e lidhur ngusht
me zhvillimin e fëmijës dhe jetën e tij, por arsyeja e edukimit mbizotëron kur është fjala për vendime të rëndësishme.

Procesi i edukatës duhet të udhëhiqet nga logjika. Edukata nuk ka faze kalimtare, ajo nuk ka afat skadimi. Vetëm edukata shfaq interes për formimin e personalitetit pozitiv. Në edukim shfaqet shumë dashuri, sinqeritet në qëllimet e saj dhe aty nuk bëhet fjalë për çështje interesi, por çështje misioni, funksioni dhe harmonie.

Përpiquni të organizoni aktivitete ku të marrin pjesë edhe fëmijët dhe të mos e gjejnë veten në aktiivtetet e të rriturëve.