Fëmijët në Kinë vendosin shishe të plastikës si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit

Frika nga infeksioni i koronavirusit tashmë ka marrë përmasa globale.

Por më të rrezikuarit, padyshim që po ndjehen qytetarët e Kinës, vendit ku edhe shpërtheu për herë të parë koronavirusi i ri. Atje janë shënuar tashmë 213 raste të viktimave nga ky virus, ndërsa numri i të prekurve raportohet të jetë 9600 persona.

Kjo ka shtyrë që qytetarët në Kinë të marrin masa mbrotjëse nga më të ndryshmet.

Përveç maskave të fytyrës, fëmijët në Pekin kanë nisur edhe përdorimin e shisheve të plastikës si masë mbrojtëse kundër koronavirusit.

Fotografia më poshtë është e dy fëmijëve që presin të fluturojnë nga aeroporti në kryeqytetin kinez.

Kujtojmë se OBSH-ja ka shpallur emergjencë globale për koronavirusin e ri.

Dy raste me infektim nga koronavirusi janë paraqitur në Britaninë e Madhe, ndërsa numri i teë prekurve në Gjermani ka shkuar në pesë.