Fëmija aksidentoi traktorin, vdiq i moshuari nga Kumanova

Një 63-vjeçar nga rajoni i Kumanovës ka ndërruar jetë pasi traktori në të cilin ishte pasagjer, e që po drejtohej nga një i mitur, pësoi aksident, përcjell TV21.

“Më datë 28.05.2023 në ora 17:20 është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Tromexhë të Kumanovës, një traktor i drejtuar nga një i mitur nga fshati Tromexhë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri M.S.(63) nga fshati Mllado Nagoriçan, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore. I mituri ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës”, thonë nga MPB.