Felix: Ndjehem mirë te Atletico Madrid

Portugezi, Joao Felix ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Felix këtë merkato ka qenë një lojtar mjaft i kërkuar.

Shumë lajme u përhapën që portugezi do të largohet nga ‘Wanda Metropolitano’, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodh.

Është vetë lojtari që ka konfirmuar qëndrimin e tij te ‘Rojiblancos’.

“Jam mirë te Atletico dhe qëndroj i fokusuar vetëm te skuadra. Jam i qetë për sa i përket të ardhmes”, tha Felix, përcjell lajmi.net.

Portugezi kishte oferta nga Premier Liga dhe Ligue 1, por do të vazhdojë në La Liga.