Fejohet vëllai i Bleona Qeretit

Këngëtarja Bleona Qereti ka një arsye të madhe për të festuar ditën e sotme, pasi vëllai i saj i vetëm, Bledari, po i jep fund beqarisë.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka ndarë disa foto nga fejesa e çiftit, ku shpreh lumturinë e madhe që ndjen për të vëllain dhe partneren e tij bukuroshe.

Me këtë rast, Bleona njofton me shaka se Bledari tashmë është “jashtë tregut” për vajzat e tjera të interesuara për të.

“Urime gjysmës time për fejesën e tij! E bukura @alibosina mirëseerdhe në familje! Të duam! Faleminderit që i bëre prindërit e mi të lumtur! Tani na duhet një fëmijë, që ta heqin mendjen nga unë! Të gjithë duhet ta dinë se tani Bledar Qereti është zyrtarisht jashtë tregut! Mirupafshim Bledar!”- shkruan me humor Bleona në postim.